Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret më shumë veprime para se Ankaraja të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’iu bashkuar NATO-s.
Ankaraja ka kërkuar që Suedia dhe Finlanda të kenë qëndrim më të ashpër ndaj grupeve kurde që Turqia i konsideron “terroriste”, në këmbim të mbështetjes së këtyre dy shteteve për anëtarësim në NATO.
“Kthimi i terroristit të PKK-së [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] është fillimi i shfaqjes së sinqeritetit [të Suedisë]”, tha për televizionin shtetëror turk, TRT, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
“Shpresojmë që do të ketë ekstradime të tjera”, shtoi ministri turk.
Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.
Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.
Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg.
Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Finlanda dhe Suedia në maj aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.
Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.
Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.
Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg.
Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Finlanda dhe Suedia në maj aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s./REL