Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tropojë ku një 25-vjeçar ka përdhunuar të një të mitur. Ka qenë kjo e fundit që ka bërë denoncimin në policië që ka çuar në arrestimin e të riut nga Durrësi.
Njoftimi i policise:
Tropojë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë arrestuan shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi.