“Unë bashkoj çifte, jam bërë kupid”, kështu u shpreh Semi për veten e ftuar në “Zemër Luana”. Dhe me të drejtë. Rikujtojmë që kohë më parë Semi është shprehur se ka qenë pikërisht ajo që ka ndihmuar në ribashkimin e Borës dhe Donaldit.
Por tani ka zbuluar se ka bashkuar edhe një çift tjetër. Këngëtarja ka treguar se Bes Kallaku e ka pyetur për partneren e tij Xhensilën se çfarë vajze është.
“Nëse e mban mend telefonata e parë që ke bërë para se të lidheshe me Xhensilën ishte: Sem e njeh gjë një gocë”, iu drejtua Semi Besit. “Unë e kam lidhur dhe Besin. Duhet të hap nga këto që lidhin çifte”, tha ajo me humor.