Momente paniku për Sterling, grabitje me armë në sy të familjes së tij në Angli

Raheem Sterling humbi ndeshjen e djeshme kundër Senegalit për shkak të një emergjence familjare.

Sulmuesi i Chelsea, pasi kishte marrë dritën jeshile nga trajneri Southgate, u largua nga kampi stërvitor për t’u kthyer në Angli dhe për të qëndruar pranë gruas dhe tre fëmijëve të tij pasi mori lajmin për një grabitje me armë nga disa persona në shtëpin e tij.

“Prioriteti i tij është të jetë me familjen, ne do ta mbështesim dhe do t’i japim të gjithë kohën që i nevojitet. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja është e para”, tha Southgate.

Nuk dihet ende nëse Sterling do të kthehet në kohë për të luajtur çerekfinalen kundër Francës të shtunën më 10 dhjetor./h.ll/albeu.com


Shtuar 5.12.2022 07:56