Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedime me qytetarët dhe gazetarët në “Facebook” iu përgjigj pyetjes në lidhje me aludimet e mungesës së Presidentit të Serbisë në Samitin e 6 dhjetorit në Tiranë.
Rama ishte i prerë duke u shprehur se Vuçiç do të jetë na Samit pasi nuk ka rrugë tjetër, e nëse nuk do ndodh do të ishte katastrofike për të vetë dhe Serbinë.
“Për qëllime të politikës së tyre të brendshme. Serbia do të jetë në samit. Vuçiç nuk ka asnjë rrugë tjetër përveç se të vijë në samit. E kundërta do të ishte katastrofë për të dhe për Serbinë” tha Rama./albeu.com