Muaji dhjetor dhe festat e fundvitit nuk mund të mendohen pa një liste të filmave për t’i parë gjatë ditëve të ftohta. Po ju sjellim një listë me 10 filma të cilët shkojnë më së miri me këtë muaj.
1.Tori and Lokita – Një miqësi bashkon dy të rinj që kanë udhëtuar vetëm nga Afrika dhe e gjejnë veten duke u përballur me kushtet mizore të mërgimit të tyre në Belgjikë.
2.Babylon – Dekadenca, shthurja dhe teprimi i egër çojnë në ngritjen dhe rënien e disa ëndërrimtarëve ambicioz në Hollyëood të viteve 1920.
3.I Wanna Dance with Somebody – E zbuluar nga ekzekutivi i albumit Clive Davis, Whitney Houston ngrihet nga errësira në famë ndërkombëtare në vitet 1980 për t’u bërë një nga këngëtaret më të mëdha të brezit të saj.
4.If These Walls Could Sing – Një film dokumentar britanik i vitit 2022 me regji nga Mary Mccartney, për historinë e Abbey Road Studios në Londër dhe përvojat dhe kujtimet e muzikantëve që kanë luajtur atje.
5.Puss in Boots: The Last Wish – Puss in Boots zbulon se pasioni i tij për aventurën ka bërë të vetën: ai ka djegur tetë nga nëntë jetët e tij. Puss nis një udhëtim epik për të gjetur dëshirën mitike të fundit dhe për të rikthyer nëntë jetët e tij.
6.Violent Night – Një ekip elitar mercenarësh hyn në një kompleks familjar në prag të Krishtlindjes, duke i marrë të gjithë peng brenda. Megjithatë, ata nuk janë të përgatitur për një luftëtar të papritur: Santa Claus është në terren dhe ai do të tregojë pse ky Nick nuk është shenjt.
7.Avatar: The Way of Water – Jake Sully dhe Ney’tiri kanë krijuar një familje dhe po bëjnë gjithçka për të qëndruar bashkë. Megjithatë, ata duhet të lënë shtëpinë e tyre dhe të eksplorojnë rajonet e Pandorës. Kur një kërcënim i lashtë rishfaqet, Jake duhet të luftojë një luftë të vështirë kundër njerëzve.
8.Corsage – E përballur me një të ardhme me ceremoni të rrepta dhe detyra mbretërore, Perandoresha Elisabeth e Austrisë rebelohet kundër imazhit të saj publik dhe vjen me një plan për të mbrojtur trashëgiminë e saj.
9.Bardo, False Chronicle of a Handful of Truths – Një gazetar dhe regjisor i njohur meksikan kthehet në shtëpi dhe punon përmes një krize ekzistenciale, ndërsa përballet me identitetin e tij, marrëdhëniet familjare dhe marrëzinë e kujtimeve të tij.
10.Empire of Light – Një romancë zhvillohet në një kinema të bukur të vjetër në bregun jugor të Anglisë në vitet 1980.