Një 41-vjeçar shqiptar është shtirur si vajzë dhe fillimisht me mashtrim e më pas me kërcënime i vodhën 18 mijë euro një burri me banim në provincën e Foggia.
Kështu u konstatua nga policia që arrestoi në Milano, Ervin Sopin, shqiptari që besohet se ishte organizatori i grupit.
Gjyqtari hetues i gjykatës së Lombardos ka cilësuar të drejtë arrestimin duke urdhëruar burgun.
Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia.
Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.
Viktima e mashtrimit tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare. Në mesazhe, e reja i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me vazjën shqipatre, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia.
Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan e pretenduar, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera. Viktima e acaruar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e babait të tij. Të rraskapitur babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit fotografuan dy bashkëpunëtorët që u arrestuan nga policia./albeu.com