Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala sjell këtë të mërkurë detaje ekskluzive nga aksioni për sekuestrimin e 430 kg kokainë kolumbiane që u gjetën në shtëpinë e zyrtarit socialist Viktor Çervanaku, në Frakull të Fierit.
Për herë të parë dalin përgjimet mes të dyshuarve, që zbërthejnë mënyrën sesi funksiononte grupi kriminal. Viktor Çervanaku, aktualisht drejtor i administratës së OST, ish-kryetar komune i komunës Frakull i Madh, si dhe ish-oficer i forcave speciale RENEA, sikurse rezulton nga përgjimet mbante kontakte me punonjës të policisë dhe strukturave të tjera shtetërore.
Vijon pjesa e dytë e dokumentarit:
Por Viktor Çervanaku dhe djali i tij Denilsoni, apo familjarët e tyre, siç doli nga hetimi, nuk janë të vetmit që dalin në përgjime.
Një nga personat që del në këto komunikime është edhe Marildo Rona. I cili, siç del në përgjime ka ndihmuar për zhdoganimin e ngarkesës pasi ka mbërritur në Tiranë.
Ku gjatë bisedave që Denilsoni bën me të fejuarën e tij Enxhi Ferhati, del se në pah fakti se i ka dhënë dikujt një pagesë në ambientet e doganës gjatë procedurës së shkarkimit, ngarkimit dhe transportimit të mallit.
Ku gjatë kësaj bisede del në skenë edhe emri i Marios, i cili sipas tij, është kujdesur për gjetjen e parkimit qe ndodhet në afërsi me banesën e tij në Tiranë.
Nga data 20 deri më 23 shtator, koha kur më pas ngarkesa ka lëvizur drejt fshatit Frakull e Madhe në Fier.
Gjë që është bërë po sipas tij me miratimin e Nikolin Gjolenës, që siç thamë, del të jetë organizatori i ngarkesës. I cili ka miratuar dhënien e parave dhe të katër thasëve nga ngarkesa.
Gjë e cila është bërë në ambientet e doganës së Tiranës. Person që po sipas Denilsonit, ka insistuar që ti marrë paratë dhe thasët në atë moment.
Ndonëse Denilsoni ka menduar që ti blejë pleh në vend tjetër dhe tja jepte. Denilson Çervanaku teksa flet me të fejuarën, shpreson që Mario të mos ketë marrë thasët ku ka drogë, sepse mund ti dëmtohen pemët e ullinjve.BW