Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestës e 6 dhjetorit të njoftuar nga Sali Berisha.
Kujtojmë se më 6 dhjetor do të mbahet për herë të parë në Tiranë edhe Samiti i BP-BE-së, ndaj edhe Policia e Shtetit nuk i ka dhënë leje PD-së për tubim.
Meta u shpreh se Partia e Lirisë do të jetë pjesë e protestës dhe të gjithë do të brohorasin sërish që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Pyetje: A do i bashkohet PL në protestën e 6 dhjetorit PD?
Ilir Meta: Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit e lirisë. Dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë e liridashës është muaji i demokracisë, edhe muajii Evropës.
Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa.
Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t’u anëtarësuar në BE./albeu.com