Festa e Çlirimit, vjen urimi nga ambasada amerikane: Kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar

 

Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar sot festën e Çlirimit nga pushtimi nazist.

Me anë të një mesazhi në rrjetin social “facebook” , ambasada shkruan se ky rast shërhen si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare.

“1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!”, shkruan Ambasada amerikane.