Sot Kupa e Botës vijon me 4 ndeshje interesante.
Brazili në superforë pas fitores 2-0 ndaj Serbisë do të përballet në 17:00 me Zvicrën e cila po ashtu vjen pas fitores ndaj Kamerunit.
Të dyja Kombëtaret kanë nga 3 pikë, ndaj një fitore e sotme do t’i siguronte kualifikimin.
Formacionet e mundshme: Brazil-Zvicër
Në Grupin H Portugalia që vjen pas fitores së vështirë 3-2 ndaj Ghanës, do të përballet me Uruguajin në 20:00 me këta të fundit që u ndalën në ndeshjen e parë nga Korea e Jugut në barazim pa gola.
Formacionet e mundshme: Portuali-Uruguay
Ndërkohë, Kameruni luan ndaj Serbisë më 11:00, ndërsa Koreja e Jugut ndaj Spanjës. /G.D albeu.com/