Një kopsht në Korçë, nr 17, është mbyllur për shkak se drejtoresha e tij është testuar dhe ka rezultuar pozitive me COVID-19.
Mësohet se drejtoresha kishte shfaqur simptoma të koronavirusit dhe nuk kishte shkuar në punë që të premten.
Pasi asaj iu bë tamponi dhe u testua pozitive është vendosur mbyllja e kopshtit. /albeu.com/