A do të marrë pjesë Trump në debatin e dytë presidencial?

Presidenti amerikan Donald Trump, i cili ka konfirmuar se do të marrë pjesë në debatin e ardhshëm presidencial me Joe Bidenin që do të mbahet më 15 tetor.

Trump la spitalin pak orë më parë dhe mesa duket, gjëndja e tij është e mirë përderisa këmbëngul të përballet me Biden.

Këtë informacion për CNN e ka konfirmuar drejtori i zyrës për informim Tim Murtaugh, i cili e ka bërë të qartë se Trump synon që të jetë pjesë e debatit.

“Presidenti synon të marrë pjesë në debat”, ka shtuar ai për CNN.

Debati i dytë do të duhej të mbahej në Miami, Florida, e gazetarët kanë pyetur Bidenin nëse planifikon të marrë pjesë në këtë debat, ndërsa ai është përgjigjur se do të veproj ashtu siç do ta këshillojnë shkencëtarët.

“Nëse shkencëtarët thonë se është e sigurtë, po”, ka shtuar ish-zëvendëspresidenti amerikan Biden.

Kujtojmë që nesër do të mbahet debati i parë i zëvendëspresidentit Mike Pence dhe Kamala Harris.


Shtuar 6.10.2020 10:36