E kërkonte gjithë bota për vrasje, kapet në Greqi shqiptari

Një shqiptar në Greqi ka rënë në prangat e policisë pasi rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur u arrestua teksa po qarkullonte i qetë në një zonë të Fokidës. Pas arrestimit dhe verifikimeve të bëra nga autoritetet helene, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas autoriteteve greke dega e Interpolit Shqiptar ka lëshuar një urdhër arresti për vrasje.

Prokuroria në Lamia ka urdhëruar që shqiptari të qëndrojë në burg atje deri në përfundimin e procesit të ekstradimit në Shqipëri.


Shtuar 6.10.2020 09:51