Në një Botëror, në qendër të vëmendjes janë futbollistët, trajnerët, ndonjëherë arbitrat dhe lloj lloj personazhesh të famshëm që nuk e humbin rastin të jenë në të tilla evente.
Megjithatë, thuajse gjithmonë ka heronj të paparashikueshëm, të cilët ata lindin në mënyrë të papritur, veçanërisht në epokën e mediave sociale.
Dhe një hero i tillë është “Metro Man”, ose i quajtur ndryshe “njëriu i metrosë”, pasi është bërë viral nga dansat e huaj që ndodhen në Doha për të vënë re ndihmën që u ofron. Arsyeja për 23-vjeçarin kenian Abubakar Abbas, i cili është në Katar në kërkim të punës dhe është përgjegjës për drejtimin e fansave drejt stacionit të metrosë.
Abbas e bën këtë gjë në mënyrë unike dhe kjo bëri që ai të pëlqehej menjëherë nga tifozët e pranishëm dhe nisën duke hedhur video për të promovuar punën e tij.
I ulur në një karrige të ngritur duke mbajtur një pëllëmbë të madhe që tregon drejtimin e duhur dhe me një megafon ai udhëzon njerëzit drejt stacionit.
Vetëm buzëqeshja e tij dhe disponimi i këndshëm që ka gjatë gjithë detyrës e bënë atë të famshëm. E gjithë kjo dashuri që ai merr nga tifozët nga shtetet e ndryshëm, bëri që qeveria e Katarit t’i rinovojë vizën edhe për dy vite të tjera./h.ll/albeu.com
? ‘Metro Man’, el empleado keniata al que los hinchas hicieron famoso en Catar.
Se trata de Abubakr Abbass, de 23 años, quien llamó la atención de los hinchas que viajaron a Catar debido a sus métodos poco convencionales para indicarles el camino a las estaciones. pic.twitter.com/Vkl3Ykv1pp
— agnelo regis (@cabrestosemno) November 26, 2022