“Lëkundet” pozicioni i Solskjaer, Man.United ka gati zëvendësuesin

Humbja e thellë 6-1 e Manchester United përballë Tottenhamit i ka lëkundur ndjeshëm pozitat e Ole Gunnar Solskjaer.

Drejtuesit e “Djajve të Kuq”, sikurse njofton DailyMail, kanë kontaktuar argjentinasin Mauricio Pochettino për të parë mundësinë e zëvendësimit të norvegjezit. Ish-trajneri i Tottenhamit është i lirë që kur u largua nga “Spurs”-at 11 muaj më parë dhe po pret sfidën e tij të ardhshme në krye të një skuadre.

Drejtuesit e United e ka pyetur Pochettinon nëse është i interesuar për të marrë detyrën, që aktualisht e mban Solskjaer. Mediet angleze thonë se shefat e “Djajve të Kuq” kërkojnë rezultate më të mira, por Ed Woodward heziton ta shkarkojë norvegjezin, prandaj, kontakti me Pochettinon është momentalisht vetëm një sondazh, pra nëse do të ishte i interesuar për postin, nëse merret vendimi për ta larguar trajnerin aktual të United.

Pochettino qëndroi 5 vite në stolin e Tottenhamit, duke arritur deri në finale të Championsit. Megjithatë, vetëm pesë muaj pas humbjes 2-0 me Liverpoolin, 48-vjeçari u shkarkua pas një sërë paraqitjesh të dobëta dhe u zëvendësua nga Jose Mourinho.


Shtuar 6.10.2020 07:50