Bllokohet transferimi i Depay te Barcelona

Pothuajse e pamundur që Depay të transferohet në Barça

Pas pak minutash do të mbyllet merkato verore.

Memphis Depay është objektivi i Barcelonës dhe gjatë gjithë ditës i ka shikuar gjitha opsionet e mundshme për ta rrëmbyer atë nga Lyoni, por në fund është rrugës për të dështuar.

Barça ka probleme ekonomike dhe vetëm shitja e Ousmane Dembélé do t’ia mundësonte blerjen e Depay.

Por, Dembele i ka thënë “jo” Manchester United kështu që Ronaldo Koeman, duhet të kënaqet me lojtarët që i ka të gatshëm.


Shtuar 5.10.2020 21:04