Konfirmohen 19 kandidatët për deputetë në Vlorë: Ikën Agron Shehaj, rikthehet Bujar Leskaj

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë njofton se janë konfirmuar 19 kandidatët që garonin për në fazën tjetër. Nga 1500 anëtarë, kanë marrë pjesë në votim 892, ose 59.5%.

Partia Demokratike shpreh mirënjohjen për pjesmarrjen e lartë në këtë proces, dhe i uron suksese kandidatëve për në fazën tjetër.

Bie në sy prania e ish-kreut të KLSH, Bujar Laskaj, si dhe ish-ministër kulture në kohën e PD-së. Por mungon binzesmeni Agron Shehaj.

Njoftimi i PD Vlorë:

Mirënjohje të thellë për pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në këtë proces të anëtarëve të Partisë.

Mirënjohje për grupin e punës për organizimin e një procesi model.

Në përfundim të dhënat e votimit janë si më poshtë:

Numri i anetareve me të drejtë vote: 1500 anëtarë.

Pjesëmarrja në votime: 892 anëtarë ose 59,5 %.

Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:

Alta Haluci

Atird Hoxha

Bujar Leskaj

Edmond Fetahu

Eneida Vera

Eremal Arapi

Fation Veizaj

Hysni Sharra

Ilva Lamaj

Juliana Xhindoli

Kreshnik Alimerko

Liljana Elmazi

Lorenc Danaj

Martin Gega

Nada Daullja

Nadire Meçorapaj

Piro Ahmetaj

Saemira Shaska

Vullnet Karalliu


Shtuar 5.10.2020 17:52