Fjala e fortë e Rudina Hajdarit në Kuvend: Keni mashtruar shqiptarët prej 30 vitesh! (VIDEO)

Deputetja Rudina Hajdari ka mbajtur një fjalë të fortë në Kuvend.

Sic mund t’a dëgjoni edhe në videon e bashkëngjitur lajmit, Hajdari me tone të ashpra akuzoi politikanët shqiptarë prej 30 vitesh.

“Bllokova foltoren, ua plasa në sy mashtrimin dhe e bojkotova votimin, sic do donin ti bojkotonin këta fytyra që qesëndisin një popull për 30 vite, shumica e shqiptarëve.”- shkruan Rudina Hajdari në Facebook.

Postimi i plotë i Hajdarit:

Thashë e bëra sot në Parlament atë që do donte të thoshte e bënte shumica e shqiptarëve.

Bllokova foltoren, ua plasa në sy mashtrimin dhe e bojkotova votimin, sic do donin ti bojkotonin këta fytyra që qesëndisin një popull për 30 vite, shumica e shqiptarëve.

Më buroi nga zemra sepse nga takimet e shumta që po bëj kudo në Shqipëri shoh vetëm varfëri dhe dëshirë për emigrim.

Sigurisht që me një votë në Parlament kaq mund të bëhet, por jam shpresëplot se nesër do jemi më shumë.

Sepse përditë po rritemi!
Kurajo dhe forca Shqipëri!
Koha e këtyre ka mbaruar! /albeu.com/


Shtuar 5.10.2020 17:35