Një mrekulli ka ndodhur nën rrënoja, mes fatkeqësisë së madhe që goditi Turqinë.
Pas 12 orësh nën rrënoja, është nxjerrë e gjallë një grua shtatzënë.
Duke marrë parasysh dhe gjendjen e saj kjo është konsideruar si mrekulli.
Numri i viktimave deri tani sipas raportimeve të mediave turke ka shkuar në 29 e ndërsa janë shpëtuar shumë të tjerë. Mbi 1000 veta janë plagosur e qindra banesa janë dëmtuar.
Operacionet e shpëtim kërkimit vazhdojnë dhe ka shumë pak shpresa që të gjenden njerëz të gjallë në një situatë të tillë dhe në temperatura kaq të ulëta.