Cmimet e naftës ranë me mbi 3% të mërkurën, duke vazhduar vargun e tregtisë së paqëndrueshme.
Kontratat me zbatim në të ardhmen për naftën Brent ranë me 2.95 Dollarë, ose 3.3%, duke bërë që një fuçi natë të shitet për 85.41 Dollarë. Nafta e papërpunuar amerikane ra me 3.01 Dollarë, ose 3.7%, apo 77.94 Dollarë për fuçi.
Çmimet ranë nga vendimi i G7-s për caktimin e një çmimi tavan për naftën ruse. Për naftën që eksportohet nëpërmjet rrugëve detare çmimi tavan mendohet të jetë në intervalin 65-70 Dollarë/fuçi.
Ndërkohë, nafta e papërpunuar e Uraleve që eksportohet në Europën Veriperëndimore do të tregtohet me rreth 62-63 Dollarë/fuçi.
Për shkak se kostot e prodhimit vlerësohen në rreth 20 Dollarë për fuçi, çmimi tavan do ta bëjë edhe më fitimprurëse për Rusinë shitjen e naftës dhe në këtë mënyrë do të parandalojë mungesën e furnizimit në tregun global.
Lajmi për uljen e çmimit në bursa pason shqetësimet rreth kërkesës në rënie nga Kina që është importuesi kryesor i naftës së papërpunuar. Kina po ndeshet tani me një rritje të rasteve me Covid-19 dhe izolime të reja të popullsisë.
Presioni i mëtejshëm erdhi edhe nga një perspektivë negative ekonomike e OECD-së që parashikon një ngadalësim të zgjerimit ekonomik global vitin e ardhshëm.