Pak pasi Presidenti i Republikës, Ilir Meta, publikoi një video të 20 viteve më parë, ku kryeministri aktual Edi Rama, i thurte lavde Metës, ka ardhur reagimi i kreut të qeverisë.
Në një postim në Twitter, Rama thotë se nuk heq asnjë presje nga ato që ka thënë.
Por ai i mëshon idesë së çfarë borxhi kanë shqiptarët që sipas tij Meta nuk pushon së ngatërruarit dynjanë.
“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!