Polici italian shpallet fajtor, si u vra 24 vjeçari shqiptar 8 vite më parë

Një polic italian akuzohet për vrasje në tejkalim të mbrojtjes, i cili 8 vite më parë në Castelnuovo Vomano vrau Klodian Qerimin, një 24-vjeçar shqiptar. I riu shqiptar u godit nga një plumb gjatë përleshje zjarri që i mori jetën.

Aksidenti dramatik ndodhi në nëntor 2012. Makina me të cilën po udhëtonte shqiptari u përgjua nga një patrullë, e cila ishte në zonë pasi ishin raportuar disa vjedhje.

Në ndjekje e sipër, disa të shtëna me armë u qëlluan në drejtim të makinës së arratisur: sipas raportit të bërë nga eksperti balistik i caktuar nga prokurori Paride Minervini.

I riu shqiptar u vra pasi u prek nga plumbi që e goditi, teksa ai ndodhej në pjesën e sediljen e pasagjerit të makinës. Bashkëpunëtorët e tij ikën me vrap dhe shpëtuan.

Autopsia konstatoi se Qerimi ishte vrarë nga një e shtënë, me plumbin që hynte nga shpatulla e djathtë dhe ishte ngulur në gjoks, në anën e djathtë të trupit. Polici Alfredo De Concilio (i ndihmuar nga avokatët Raffaele Ferrantino dhe Fabrizio Silvani), sipas versionit të tij, gjuajti pesë të shtëna pasi pa një nga katër banditët e arratisur t’i drejtonte një armë.

Çështja ligjore përfundon me afatin e parashkrimit, fillimisht i planifikuar për në prill, por u shty për më 15 korrik për shkak të bllokimit, pas dy gjykimeve: i pari në janar 2017 u ndërpre sepse gjykatësi riktheu sërish dosjet prokurorit për të kryer hetime të reja.


Shtuar 4.10.2020 06:49