Raporti i NATO-s për Ballkanin Perëndimor, Serbia del kundër: Ka të pavërteta për Kosovën

– Serbia e ka kundërshtuar raportin e Asamblesë Parlamentare të NATOS-s për raportin për Ballkanin Perëndimor, pasi thonë se “kishte të pavërteta për Kosovën”.

Sipas tij, “është duke u biseduar ende për statusin e Kosovës”, teksa këtë kundërshtim iracional e ka bërë udhëheqësi i delegacionit që vjen nga radhët e partisë së Aleksandër Vuçiçit.

“Gjithashtu duke pretenduar që bazat ushtarake ruse në Serbi, janë për qëllime humanitare, se nuk ka tension të nxitur nga Serbia, etj. Pas kërkesës së tij, Asambleja ia kaloj fjalën Kryetarit të delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Driton Hyseni, i cili, argumentoi se pretendimet e delegacionit serb, respektivisht kryetarit të këtij delegacioni, janë tërësisht të pavërteta. Kosova është shtet Sovran, i shpallur në vitin 2008, e i njohur nga 117 shtete të botës. Për më tepër, ai theksoi se pavarësia e saj është vërtetuar edhe nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e delegacionit të Kosovës.

Gjithashtu, ai shtoj se i gjithë tensioni në veri të Kosovës është produkt i influencës dhe ndikimit që Beogradi ka tek minoriteti serb, që jeton në veri të Kosovës. Pas fjalës së kryetarit të delegacionit nga Kosova, raporti u hodh në votim, dhe përpos dy abstenimeve, të gjitha votat tjera ishin PRO, që do të thotë se asnjë nga deklarimet e kryesuesit të delegacionit serb nuk u morën parasysh.

“Mbështetje të madhe në këto diskutime Kosovës i ka dhënë anëtarja e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, znj. Harriett Baldëin, duke bërë thirrje për njohje të realitetit në Kosovë dhe duke ftuar shtetet anëtare të NATO-s për njohje të shtetësisë së Kosovës”, ka përfunduar njoftimi duke treguar që sonte mbreti i Spanjës do t’i pres delegacionet.


Shtuar 20.11.2022 20:15