Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në aksin rrugor Elbasan-Vidhas.
Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë në afërsi të paraburgimit.
Raportimi i parë është për dy persona të plagosur rëndë.
Në aksident janë përfshirë një mjet BMW X 6 dhe një makinë Golf.
Shkak i përplasjes dyshohet të jetë bërë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.
Ambulanca dhe forcat e policisë ndodhen në vendngjarje.