Momente të vështira për James Rodriguez, ndahet nga jeta njerku i tij

James Rodriguez po kalon momente të vështira, pasi njerku tij ndërroi jetë, duke e zhytur në pikëllim asin e Olimpiakos.

Ai ishte personi që u kujdes për James që kur ishte vetëm tre vjeç, pasi nëna e tij Pilar Rubio u nda nga babai i tij biologjik dhe ish-futbollisti Wilson James Rodriguez.

James kishte një dashuri të madhe për njerkun e tij dhe babain biologjik të motrës së tij, Juana Valentina, pasi ai gjithashtu e kishte ndihmuar atë të arrinte gjëra të mëdha në karrierën e tij futbollistike në nivel klubesh dhe ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se James mori përsipër të gjitha shpenzimet mjekësore të Juan Carlos Restrepos që në momentin kur mësoi për sëmundjen e rëndë të tij. Lojtari kolumbian është përfshirë me kombëtaren e tij përpara miqësores së kësaj të shtune kundër Paraguait në SHBA dhe nuk dihet ende nëse do të marrë pjesë në varrimin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.11.2022 09:37