Mbrojtësi i Atalantas, Berat Gjimshiti ka folur për rrugën e Atalantas në Serie A.
Atalanta sot po ndeshet me Parman në kuadër të javes së 35-të të Serie A, ku pak para ndeshjes, Gjimshiti duke folur për “SkySport”, deklaroi se tani e tutje “Deas” i duhen vetëm pikë maksimale.
“Na presin katër ndeshje të vështira, edhe sot luajmë kundër një skuadre që ka lojtarë me eksperiencë dhe kualitet”, tha Gjimshiti.
“Do të kërkojmë që të japim gjithçka në fushë dhe të sjellim pikët e plota në Bergamo”, përfundoi Berat Gjimshiti.