Hajdari nuk heq dorë nga listat e hapura: Kuvendi është kthyer në strehë intrigantësh

Deputetja Rudina Hajdari ka reaguar ashpër asaj që ka bërë sot Partia Socialiste, duke paraqitur disa amendime për Kodin Zgjedhor. Sipas Hajdarit propozimet e Gjiknurit janë hileqare, dhe nuk pranojnë kërkesë e kahershme të opozitës parlamentare për hapjen 100% të listave.

Hajdari: Propozimi i sotem i Partise Socialiste eshte nje ofendim jo vetem per opoziten parlamentare por mbi te gjitha per shqiptaret. Praktikisht eshte i njejti propozim si ai i meparshem, thjesht i artikuluar ndryshe me me shume hile dhe truke brenda.

Eshte per tu keqardhur se si Parlamenti nga nje institucion serioz i cili duhet ti sherbeje qytetareve dhe Shqiperise eshte kthyer ne strehe intrigantesh qe mendojne nga mengjesi deri ne darke se si t’ia hedhin qytetareve. Ne nuk e pranojme kete propozim, ne duam lista te hapura 100%, pa truke e pa hile.

Duam qe deputetet ti vendose qytetari dhe jo kryetari. Duam demokraci reale dhe jo kryetarokraci qe perdor pushtetin per te grabitur vendin e pasuruar nje grusht njerezish. Mireqenia e Shqiperise kalon vetem nepermjet demokracise dhe per kete ne nuk negociojme.


Shtuar 2.10.2020 10:36