Mungonin vajzat e saj? Momenti më ankthioz, Klodiana Lala: U trondita

E ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ishte gazetarja e kronikës Klodiana Lala. Gjatë bisedës Klodiana tregoi se përpos vështirësive, presionit të punës e ndonjëherë edhe rrezikimit të jetës, ajo nuk e ka menduar asnjëherë të largohet nga Shqipëria. Klodiana tregoi se personi që e ka mbështetur më shumë është bashkëshorti, madje është edhe kritiku i saj më i madh.

Ajo kalon kohë me familjen e saj, dy vajzat dhe bashkëshortin duke e nisur ditën në 6 mëngjësit, përgatit mëngjesin për vajzat, i bën gati për në shkollë dhe i çon, në raste shumë të rralla i çon me furgonin e institucionit, bën detyrat bashkë me to, gatuan. Një përditshmëri normale, por sigurisht shumë e kujdesshme.

A ka pasur ndonjëherë merak apo makth për fëmijët e saj? “Dikush donte të më bënte një surprizë dhe kishte futur në lojë edhe fëmijët. Dhe më merr mësuesja, më thotë ‘vajza nuk ka ardhur në shkollë’. Aty jam tronditur, ishte vënë në dijeni edhe policia duke ditur natyrën time, kur kam shkuar dhe jam gjendur përpara surprizës me thënë të drejtën nuk dija të vazhdoja të flisja apo t’i rrihja të gjithë… jam e kujdesshme, di çdo lëvizje të fëmijëve të mi, jam e lidhur me fëmijët e mi sa ndonjëherë shqetësohem pse jam bërë kështu, por jam bërë.”

Një detaj mjaft interesant gjatë bisedës me Ermalin ishte edhe një foto e saj nuse. Klodi si asnjëherë tregoi se e ka shijuar dasmën e saj, duke kërcyer e duke kënduar këngë labe.

“Është shumë emocionues, kam harxhuar vetëm një orë e gjysmë për të zgjedhur fustanet. E kam shijuar shumë, pa fund kemi kërcyer. Ka qenë një dasmë që unë do të isha realisht e penduar nëse nuk do ta kisha përjetuar atë lloj emocioni. Një nga miqtë e mi të mirë filloi të këndoi një këngë labe, dhe ne që nga veriu nuk i mbanin dot iso-n dhe them ore hajde me këtë zë si sorrë do e provoj unë.”


Shtuar 15.11.2022 19:04