Të dënuarit në regjimin 41bis në grevë urie, reagon Gjonaj

Ministrja Etilda Gjonaj gjatë prezantimit të nismës për ndryshimet në Kodin Penal, ka folur edhe për të dënuarit që kanë hyrë në grevë urie në burgun e Peqinit.

“Zbatimi i 41bis nuk është një proces i lehtë. 2 personat (Genc Balla dhe Arbjon Aliko) që janë futur në grevë urie në Peqin, ku njëri ka dalë prej saj dhe sot tjetri është në spitalin e burgut në gjendje që nuk i paraqitet asnjë rrezik. Nuk presim që subjekte që janë vendosur në këto regjime, ta pranojnë lehtë.

Mendoj se ky është vetëm fillimi pasi në vijim do të ketë edhe subjekte të tjera. Natyrisht në respektim të drejtave dhe lirive të njeriut. Është absolutisht nën vëzhgim të rreptë si nga drejtoria e përgjithshme e burgjeva ashtu edhe nga Ministria e Drejtësisë. Edhe në Itali ku u përdor fillimisht, pati vështirësitë e veta, por hapa pas hapi është bërë risi dhe ka dhënë efekte pozitive për qëllimin që është krijuar”, tha Gjonaj


Shtuar 2.10.2020 08:20