Basha sfidon Ramën për debat publik: Kur të dojë është i ftuar!

Basha e ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat publik. Kreu i PD tha se është i gatshëm që nesër të përballet në debat me shefin e qeverisë.

Por Basha e la të hapur ftesën dhe sfidën për kryeministrin deri më 25 prill, datë kur Presidenti ka dekretuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

“Që nesër. Që nesër e deri me 25 Prill, kur të dojë është i ftuar në debat. Prej 2006 e kam ftuar Z.Rama në debat dhe ka refuzuar. Debati i fundit që Z.Rama ka bërë, është në vitin 2000”, tha kreu i PD, Basha.


Shtuar 1.10.2020 20:54