Në “PolitikOn” në RTV Ora, gazetari Alfred Lela publikoi një foto ku duket Rudina Hajdari që futet në ambientet e kryeministrisë.
Duke komentuar foton, deputeti Myslim Murrizi u shpreh se nuk ka ndonjë gjë të keqe nëse ka ndodhur diçka e tillë.
Lela: Fotoja është e deputetes Rudina Hajdari duke hyrë në kryeministri. Është foto e ditës së martë. Dua ta siguroj që fotoja nuk ka asnjë sens pezhorativ, pro dua të diskutoj marrëdhënien opozitë e re – kryeministër. Hajdari nëse na ndjek të na thotë se cila ka qenë arsye e kësaj vizite në kryeministri.
Murrizi: Unë nga pas nuk i njoh robtë, i njoh nga para. Nga pas më duket si dukesh tjetër. Ajo nuk është takuar natën, as ka ngrënë pica. Nuk është herezi që është takuar. Kanë shkuar i bardhe dhe i zi kur u dekoruar Rexhep Meidani.
Aty ka 3 ministri, Spiropali, Ben Ahmetaj e dhe kryeminstria. Pyet ndonjë ekspert që i dallon njerëzit nga mbrapa. Asnjë deputet nuk e ka ndaluar që të takojë dikë. /oranews