Flet mjeku: A ka vend për panik në Shqipëri nga virusi vdekjeprurës?

41 viktima kanë vdekur nga koronavirusi në provincën Hubei, vendi edhe nga ku filloi përhapja e virusit, ndërsa zyrtarisht të prekur nga ky virus vdekjeprurës janë 1287 persona në Kinë.

Në një intervistë, mjeku Dritan Dushaj nga aeroporti i Rinasit u shpreh se janë shtuar masat e kontrollit për pasagjerët që vijnë nga linjat transit nga Kina.

Dusha theksoi se në vendin tonë nuk ka vend për panik për koronavisuin.

“Janë shtuar masat e kontrollit për të kontrolluar dhe për të survejuar pasagjerët. Janë shtuar masat për pasagjerët që vijnë nga linjat tranzit nga Kina. Shërbmi 24 orë mbahen nën kontroll siç e theksova linjat që kanë tranzitin nga Kina. Nuk ka një vend për panik apo të shqetësohemi, shkruan fax news.

Sistemi i kontrollit është gjithmonë, çdo ditë të vitit. Ne kemi rrjetin tonë të komunikmit me aeroporte etjar. OBSH nuk ka rritur nivelin e gadsihmërisë në këtë gjendje ku jemi. Aktualisht nuk ka vend për panik.”- u shpreh Dushaj.


Shtuar 25.01.2020 15:12