Është fejuar me balerinën e njohur? Redon Makashi zbulon si qëndron e vërteta

Kantautori dhe këngëtari i njohur Redon Makashi ka përgënjeshtruar lajmin se është fejuar në balerinën e njohur, Rexhina Çuko.

Gjithçka nisi nga një foto, ku këngëtari shihej krah Rexhinës e cila në gisht kishte një unazë të fejesës dhe kaq mjaftoi që në media të aludohej se personat në fjalë ishin në një lidhje.

Redoni me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk ka asnjë lidhje me personin në fjalë.

“Pergenjeshtrim ! Lajmi qe po qarkullon ne disa portale ne lidhje me jeten time private nuk eshte i vertete. Deshiroj te sqaroj publikun tim se une nuk kam asnje lloj lidhje me personin qe shfaqet ne foto krah meje!” shkruan këngëtari në postimin e tij.


Shtuar 14.11.2022 08:56