Sulmi me 6 viktima në Turqi, Presidenti Begaj: Dënojmë aktin që cenoi njerëzit e pafajshëm

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas shpërthimit të fuqishëm në Stamboll ku humbën jetën 6 persona si dhe mbetën të plagosur dhjetëra të tjerë.

Përmes një postimi në Twitter, Begaj shkruan se, lutjet e Shqipërisë janë për Turqinë dhe familjet e personave të prekur nga kjo tragjedi.

Ai thekson gjithashtu se Shqipëria dënon çdo akt që cenon njerëzit e pafajshëm.

“Lutjet tona janë për familjet e viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimi vdekjeprurës në Stamboll, këtë pasdite. Të tronditur nga kjo tragjedi, ne qëndrojmë pranë Turqisë dhe dënojmë çdo akt që synon cënimin e njerëzve të pafajshëm!”, shkruan Begaj.

 


Shtuar 13.11.2022 19:17