Pasi kreu i PD-së Sali Berisha është nisur drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit, është nisur dhe kreu i PL-së Ilir Meta.
Meta është prononcuar dhe për mediat.
“Do i bashkohemi prindërve te fëmijëve që shpirtziu i mbylli kopshtin dhe shkollën. I bëjmë thirrje atyre që na ndjekin dhe që nuk kanë arritur akoma ne shesh të na bashkohen që ti japim njëherë e përgjithmonë këtij regjimi shpirtzi, i cili edhe buxhetin e ardhshëm e ka ndërtuar vetëm për të vjedhur dhe për ta kaluar të gjithë krizën në kurriz të pensionistëve, administratës dhe biznesit”
Kujtojmë se kjo është protesta e dytë që organizohet nga Partia Demokratike pas asaj të 7 Korrikut. Edhe skenari i këtij tubimi thuhet të jetë i ngjashëm me atë të 7 korrikut, ku disa persona do të mbajnë fjalën në një podium, bashkë me ta edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Lexoni KËTU gjithçka rreth protestës: https://albeu.com/lajme/
Një kordon policor është rreshtuar rreth kryeministrisë për të ruajtur distancën mes protestuesve dhe institucionit, ndërkohë janë vendosur profile metalike në hyrje të saj. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë janë bërë gati në disa pika pranë Kryeministrisë.
Për shkak të protestës janë bllokuar disa rrugë në kryeqytet:
“Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”
Sheshi “Nënë Tereza”
Rruga “Ismail Qemali”
Kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”
Rruga “Papa Gjon Pali II”
Bulevardi “Zhan D’Ark”
Bulevardi “Bajram Curri”
Kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.