E zbulon bashkëkombasi i tij te Reali: Hazard është i trishtuar

Thibaut Courtois pranon se Eden Hazard është pak i dëshpëruar, pas largimit nga skuadra shkaku i lëndimit.

Ylli i Kombëtares së Belgjikës mungoi të mërkurën në ndeshjen që skuadra e Zinedine Zidane mposhti 1:0 Real Valladolidin në La Liga.

Hazard ende nuk është paraqitur këtë sezon për Los Blancos, ndërsa shkaku i lëndimeve ka shënuar vetëm një gol sezonin e kaluar për fanellën e bardhë, që pas transferimit nga Chelsea.

“Hazard është pak i trishtuar, ai po stërvitej shumë mirë, është një pengesë e vogël. Nuk është kyçi i këmbës”, ka deklaruar Courtois.

“Shpresoj që ai të kthehet së shpejti. Hazard mezi priste të luante përsëri”.


Shtuar 1.10.2020 08:50