Një dado me origjinë shqiptare ka paditur në Gjykatën e Bazelit një çift me origjinë nga Kosova pasi i akuzon se e kanë shfrytëzuar dhe nuk e kanë paguar për punën e bërë. Ajo në dëshminë e dhënë ka deklaruar se çifti e kanë rrahur por ndërkohë ata i mohojnë këto akuza dhe shprehen se nuk e kanë trajtuar kurrë keq dadon.
“Ajo që ka deklaruar ajo nuk është e vërtetë, duket sikur jetojmë në Afrikë dhe jo këtu. Ne nuk jemi monstra”, tha 38-vjeçari para Gjykatës.
Shqiptarja ka deklaruar se ka shkuar të punojë si dado e tre fëmijëve të tyre, por çifti e kanë detyruar atë të pastrojë dhe të merret me të gjithë punët e shtëpisë, duke i dhënë vetëm 300 franga në muaj. Çështja është ende nën hetim.