Sipas “Tuttosport”, Milan nuk dëshiron të bëjë të njëjtin gabim me Leao si me Donnarumma dhe Kessie, ku klubi italian humbi dy yjet e saj pasi nuk rinovoi kontratën me ta.
Milan shpreson të mbyllë diskutimin lidhur me rinovimin e Rafa Leao, por do të duhet të presë përfundimin e Kupës së Botës për të kuptuar vendimin e tij përfundimtar.
Rinovimi i portugezit është shumë i ndërlikuar, por nuk do të ketë raste si ai i Donnarumma dhe Kessie, ku Milan i humbi me parametra zero.
Nëse Leao nuk rinovon, Milan ka vendosur ta shesë në verë për të fituar para dhe për të patur më shumë mundësiu të investojë në ndonjë apo disa lojtarë të tjerë gjatë merkatos nga fitimi i shitjes së portugezit./ h.ll/albeu.com