Gjatë 24 orëve të fundit në Greqi janë shënuar 2,461 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 68 u identifikuan pas kontrolleve në hyrjet e vendit.
Sipas Organiztës Kombëtare e Shëndetit Publik në vendin fqinj, sot u konfirmuan edhe 25 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 10,978 vdekje në total në vend.
Me bilancin e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve shkon në 360,577. Ndërkohë që 737 pacientë po trajtohen të intubuar,322,282 pacientë të tjerë janë shëruar.