Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Divjakës u plagos me thikë nga Erges Xhelili, ish-punonjës IT-së i po kësaj bashkie.
Ndërkohë detaje të reja kanë dalë nga spitali i “Traumës” ku njoftohet edhe për gjendjen shëndetësore të kryebashkiakut.
Mësohet e gjendja shëndetësore e Fredi Kokoneshit është stabël dhe jashtë rrezikut për jetën.
Kujtojmë se si pasojë e konfliktit me thikë është plagosur në bark edhe shoferi i Fredi Kokoneshit, Gazmir Bullari.
Ndërsa kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka vizituar të plagosurit./albeu.com