Motra e radikalistit Gjergj Laçi, i cili burgoi gruan dhe dy djemtë prej 6 vitesh në shtëpinë e tij, ka folur në “Shqipëria Live” ditën e sotme për vëllain e saj, dhe është shorehur se ky i fundit është i pafajshëm. Rita Koca, motra e radikalistit, foli edhe për nusen e vëllait të saj, dhe në lidhje me mosprezencën e kësaj të fundit në varrimin e të babait, se “nuk bëhet kiameti (nami)”.
“Dehej vetëm kur zinte rakinë në shtëpi”, tha e motra për gjendjen e të vëllait.
Në lidhje me deklaratat e gruas së Gjergjit, e cila ka kërkuar ndihmë nga Gjykata për tu ndarë nga 52-vjeçari, motra e radikalistit është shprehur se ajo është e lirë të bëj ëcfarë të dojë, pasi i vëllai mund të gjejë grua sapo të dalë nga burgu.
“Le të bëjë çfarë të dojë, Gjergji pasi të dalë nga burgu do të gjejë grua tjetër. A nuk do që të kthehet në shtëpi? Puna është që ata të dy të rregullohen me njëri-tjetrin, por nëse ajo nuk do të vijë në shtëpi, të bëjë ca të dojë. Ne e morëm analfabete, dhe e shkolluam”, u shpreh motra e radikalistit.
Gjergj Laçi u arrestua ditën e dielë (datë 6 nëntor) nga policia e Tiranës, pasi u zbulua se mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë.