Flavoi Mankollari, 16 vjeç, ka humbur jetën në spital si pasojë e një aksidenti automobilistik të ndodhur disa ditë ma parë.
Faqja zyrtare e Gjimnazit “Qemal Stafa”, përmes një postimi në Facebook shprehu ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të nxënësit ekselent.
E ndërsa 16-vjeçari do të përcillet nesër për në banesën e fundit, vendin e tij në bankën e klasës e kanë zënë lulet.
“Shumë lot sot në shkollën tonë nga nxënës e mësues, kësaj here jo lot gëzimi por lot trishtimi, për një humbje të parakohshme.
Me keqardhje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të një nxënësi të shkëlqyer ekselent i cili ne, shokëve dhe shoqërisë do të na mungojë shumë Flavio Mankollari, si pasojë e një aksidenti automobilistik …
Një nxënës ekselent, një fëmijë i kompletuar, një yll djalë i cili i dha dhe kishte shumë për ti dhënë shoqërisë. Një nxënës që mbylli me 10.0 klasën e 10-të, i cili do të shijonte bursën e ekselencës si një qemals sivjet dhe që gjatë gjithë jetës së tij shkollore nuk njeh një notë 9-të të marrë dhe vetëm sjellje shembullore dhe një zë i ëmbël, i fuqishëm në jetën shkollore, promovues i vlerave dhe virtyteve njerëzore!
Të duam shumë Flavio, do të të kujtojmë gjithmonë me mall në çdo moment të bukur të jetuar për këto kohë që kaluam bashkë!
U prehsh në paqe yll i bukur!”