Kina në “gatishmëri lufte”, Xi: Siguria jonë është gjithnjë e më e paqëndrueshme

Kina do të forcojë plotësisht stërvitjen e saj ushtarake dhe përgatitjen për çdo luftë, tha presidenti kinez Xi Jinping të martën, sipas transmetuesit shtetëror CCTV.

“Siguria e është gjithnjë e më e paqëndrueshme”, citohet të ketë thënë Xi. Kina, e cila ka ekonominë dhe ushtrinë e dytë më të madhe në botë, ka kërcënuar vazhdimisht se do të aneksojë Tajvanin me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa Joe Biden kohët e fundit u zotua se SHBA do të mbronte ishullin.

Tajvani është në fakt një vend i pavarur, megjithëse nuk njihet ndërkombëtarisht, por çdo lëvizje drejt pavarësisë së plotë pothuajse me siguri do të çojë në luftë.

Muajin e kaluar, Partia Komuniste Kineze bëri një shtesë të rëndësishme në Kushtetutën e saj në lidhje me “kundërshtimin e vendosur dhe parandalimin e pavarësisë së Tajvanit” dhe “zbatimin e vendosur të politikës “një vend, dy sisteme.”

SHBA i është përgjigjur kërcënimeve të Kinës për të sulmuar Tajvanin duke njoftuar se do të vendosë bombardues me aftësi bërthamore në Australi, në një përpjekje për të paralajmëruar Kinën për “luftën më të keqe në historinë moderne.”

Ekspertët thonë se komentet e Xi janë jashtëzakonisht shqetësuese dhe Perëndimi duhet ta marrë atë seriozisht dhe të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të parandaluar pushtimin e Tajvanit nga lideri kinez.

Postimi i presidentit kinez vjen pasi ai bëri thirrje muajin e kaluar për zhvillim më të shpejtë ushtarak, mbështetje dhe përforcim teknologjik për të mbrojtur interesat e Kinës jashtë vendit, duke rritur mundësinë e konfliktit të mëtejshëm.

Deri më tani nuk ka pasur reagime zyrtare nga Uashingtoni apo Bashkimi Evropian.


Shtuar 8.11.2022 21:07