Policia ka reaguar në lidhje me alarmin se në një gjykatë në Tiranë është vendosur bombë. Në reagim thuhet se janë bërë kontrolle dhe rezulton se alarmi ka qenë i rremë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë për një sasi lënde plasëse që dyshohet se është vendosur në një institucion zyrtar, në rrugën “Jordan Misja”.
Shërbimet e Policisë kanë kontrolluar godinën dhe zonën përreth dhe nga verifikimet e kryera dhe kontrolli paraprak i kryer, ka rezultuar se është njoftim i rremë.
Po punohet për identifikimin e telefonuesit pasi pas kryerjes së telefonatës, ka fikur telefonin.