Tensione në veri të Kosovës, Rama bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog

Tensione në veri të Kosovës, Rama bën thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës.  Ai shkruan në Tëitter se autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre.

“Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!

Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE??????Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG”, shkruan Rama.

 

Kujtojmë se tensionet ndërmjet Kosovë dhe Serbisë u shtuan gjatë fundjavës pasi Lista Serbe, subjekti kryesor politik vendosi tërheqjen e plotë nga të gjitha institucionet e Kosovës për shkak të mospajtimeve me vendimin e autoriteteve të Kosovës për konvertimin e targave të makinave të lëshuara nga Serbia.

Me një nëntor autoritetet e Kosovës filluan zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për targat e makinave që duhet të përmbyllet në muajin prill të vitit të ardhshëm, por kjo kundërshtohet nga Beogradi zyrtar dhe përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës. Vendimi i qeverisë së Kosovës u mor me gjithë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së për një shtyrje dhjetë muajshe.

Me 3 nëntor autoritetet pezulluan nga puna komandantin e policisë në veriun e Kosovës Nenad Gjuriç për shkak të refuzimi të tij për të zbatuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave të makinave.

Ky ishte shkasi që përfaqësuesit serbë pas këshillimeve me Beogradin, vendosën të tërhiqen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Situata në veri ka sjellë reagimin dhe nga ndërkombëtarët, BE dhe SHBA të cilët po ashtu bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog./albeu.com


Shtuar 7.11.2022 16:33