Bojkoti i pedagogëve, Berisha: I mbështesim në protestën e tyre, rrogat sa gjysma e pedagogëve në Kosovë

Ndërprerja e bojkotit nga pedagogët e Universitetit, por vijimi i protestës ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh në një deklaratë për mediat se opozita nuk pajtohet me faktin që pedagogët e Universitetit të Tiranës të marrin gjysmën e rrogës së kolegëve të tyre në Kosovë.

“Sindikata e pedagogëve ka vendosur që të ndërpresë thirrjen për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën. E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe ajo dhe cilido që mbron një kauzë të drejtë do të ketë mbështetjen totale të PD-së. Nuk mund të pajtohem që një pedagog në Universitetin e Tiranës të marrë gjysmën e rrogës që merr pedagogu i Universitetit të Prishtinës. Nuk pajtohem që buxheti për shkencën në Kosovë të jetë disa herë më i madh se në Shqipëri. Nuk pajtohem që studentët në Kosovë të subvencionohen me 100 euro, kurse këtu u mbyllen dyert e Universiteteve”, tha Berisha./albeu.com