Naftëtarët e Ballshit në grevë urie: Fëmijët duan të hanë!

Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë para Uzinës, pasi ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me pagat e tyre të prapambetunë ditën e dytë të grevës së urisë. Ata nuk pranojnë të dalin deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Një prej grevistëve thotë se nuk kanë si të kthehen në shtëpi duar bosh.

“Nëse nuk plotësojnë kushtet tona do të vdesim këtu. Nuk kemi çfarë ti çojmë fëmijëve, duan të hanë. Nuk kthehemi në shtëpi duar bosh”, tha grevisti.

Një nga kërkesat kryesore e naftëtarëve është rikthimi i tyre në punë. /albeu.com/


Shtuar 29.09.2020 09:19