Kënëgtarja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, ka folur për këngën “e titulluar Kalimtar”, me të cilën do të marrë pjesë tek “Kënga Magjike”.
Sipas saj kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar.
E pyetur në “Aldo Morning shoë”nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.
Pjesë nga biseda:
Aldo: Je supersticioze?
Anxhela Peristeri:Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.
Aldo: Seriozisht e beson këtë?
Anxhela Peristeri:Po. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht.