Pas thashethemeve për ndarje, Burak tregon gjendjen në shtëpinë e tij dhe Fahriye-s! (VIDEO)

Disa ditë më parë Fahriye Evcen hodhi poshtë çdo dyshim për divorc, duke komentuar në një foto të Burak me të voglin e tyre, ku shkruante “Qetësi”.

Ndërsa, së fundmi aktori turk ka postuar një video me bashkëshorten dhe djalin teksa argëtohen duke përcjell energji shumë pozitive dhe duken më të lumtur se kurrë.

“Gjendja në shtëpinë tonë!”- ka shkruar ai.

Aktorët e telenovelave turke Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen javët e fundit janë vendosur në qendër të vëmendjes pasi po përfliten sërish se po shkojnë drejt divorcit.

Mediat turke raportonin ditë më parë se pas vdekjes së të atit Fahriye ra në depresion pdhe Burak i ka kërkuar asaj që të ndiqte disa seanca te psikologu, mirëpo bashkëshortja e tij nuk ka qenë e këtij mendimi.

Po ashtu, u tha se problemi më i madh i çiftit ishte edukimi i djalit të tyre, duke mos pasur pajtueshmëri në lidhje me rritjen e tij dhe si pasojë kanë përjetuar shumë konflikte.

Megjithatë vlen të theksohet se ata janë vënë shpeshherë në qendër të mediave për një divorc të mundshëm, por çdo gjë deri tani ka rezultuar të jetë në kuadrin e thashethemeve.

Pas pushimeve në Bodrum dyshja janë fotografuar në një nga restorantet në Stamboll ku nga larg dukeshin mjaft të lumtur.


Shtuar 28.09.2020 11:43